UP-ja e shpërblen me mirënjohjen “Student i dalluar” studentin e ndjerë, Leutrim Gjini

Administrator Administrator 16 nëntor 2018 Arkivuar

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka pritur në takim familjarë të studentit të Fakultetit të Mjekësisë në UP, Leutrim Gjini, i cili ka ndërruar jetë në shtator të këtij viti.

Dema gjatë këtij takimi, ka ndarë shpërblimin “Student i dalluar” për Leutrimin, i cili ishte njëri ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë, së këndejmi, edhe njëri ndër më të mirët në UP.
Leutrimi i zellshëm dhe inteligjent do të jetojë gjatë në kujtesën e profesorëve dhe të miqve të tij, teksa mungesa e tij do të vazhdojë të jetë e pranishme tek komuniteti universitar. Për këtë, ne dëshirojmë që sot t’jua dhurojmë mirënjohjen “Student i dalluar” për Leutrimin, për të figuruar edhe në arkivat e Universitetit si student i jashtëzakonshëm që ishte,” tha Dema.

Në pritjen e familjarëve të Leutrim Gjinit, përveç rektorit Dema, morën pjesë edhe prorektorja për zhvillim dhe cilësi në UP, prof. asoc. dr. Merita Berisha, prodekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. ass. Ibrahim Rrudhani, profesoresha prof. dr Myrvete Paçarada, si dhe Dr. Curr Gjocaj.