Universiteti i Prishtinës dhe Ambasada e Francës organizuan “Erasmus+ Day with France 2018”

Administrator Administrator 18 tetor 2018 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës dhe Ambasada e Francës, me datë 12 tetor organizuan një ngjarje të përbashkët “ERASMUS+ Days with France” në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Ekonomik.  Përmes organizimit të kësaj ngjarje Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i është bashkangjitur edhe vendeve të tjera të Evropës që e kanë shënuar këtë ditë:  

Hapja e takimit është bërë nga:

- Joseph Giustiniani, Atashe, Ambasada Franceze në Kosovë

- Merita Kocinaj Berisha, Prorektore

- Stregios Tragoudas, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 

- But Dedaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik

Gjatë këtij takimi studentët dhe stafi i UP-së u të njoftuan më për së afërmi në lidhje me mundësitë për të studiuar përmes bursave që i ofron programi ERASMUS+, prezentimi i partneriteve të fakulteteve ekonomik, juridik dhe departamentit të arkeologjisë që kanë me universitetet franceze si dhe mundësitë e studimit dhe bursave ne Francë.  Në fund të gjithë pjesëmarrësit kanë ndjekur një kuiz të organizuar nga Aleanca Française e Prishtinës

Cdo vit një numër i madh i studentëvë  dhe stafit të UP, përfitojnë bursa të ndryshme për studiuar për një semstër në universitete të ndryshme prestigjioze evropiane, në të njejtën kohë cdo vit UP është edhe mikpritës i një numri të madh studentësh nga universitete të ndryshme me të cilat UP ka bashkëpunime.