Universiteti i Prishtinës dhe Ambasada e Francës organizuan “Erasmus+ Day with France 2018”
Universiteti i Prishtinës dhe Ambasada e Francës, me datë 12 tetor organizuan një ngjarje të përbashkët “ERASMUS+ Days with France” në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Ekonomik. Përmes organizimit të kësaj ngjarje Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i është bashkangjitur edhe vendeve të tjera të Evropës që e kanë shënuar këtë ditë:
Hapja e takimit është bërë nga:
- Joseph Giustiniani, Atashe, Ambasada Franceze në Kosovë
- Merita Kocinaj Berisha, Prorektore
- Stregios Tragoudas, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
- But Dedaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik
Gjatë këtij takimi studentët dhe stafi i UP-së u të njoftuan më për së afërmi në lidhje me mundësitë për të studiuar përmes bursave që i ofron programi ERASMUS+, prezentimi i partneriteve të fakulteteve ekonomik, juridik dhe departamentit të arkeologjisë që kanë me universitetet franceze si dhe mundësitë e studimit dhe bursave ne Francë. Në fund të gjithë pjesëmarrësit kanë ndjekur një kuiz të organizuar nga Aleanca Française e Prishtinës
Cdo vit një numër i madh i studentëvë dhe stafit të UP, përfitojnë bursa të ndryshme për studiuar për një semstër në universitete të ndryshme prestigjioze evropiane, në të njejtën kohë cdo vit UP është edhe mikpritës i një numri të madh studentësh nga universitete të ndryshme me të cilat UP ka bashkëpunime.