Thirrje për aplikim: Konferencë për studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës - CIVILISTANBUL'19
Universiteti Teknik Yildiz i Stambollit, në periudhën 12 – 15 mars 2019, po organizon konferencën CIVILISTANBUL'19.
Kjo konferencë, e dedikuar për studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës, do të sjellë për pjesëmarrësit punëtori, vizita që i shërbejnë fushës së tyre të studimit, gara dhe argëtim në qytetin e Stambollit, Turqi.
Qëllimi kryesor i konferencës është që të shërbejë si një urë, e cila do t’i sjellë studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës në një ambient të përbashkët me sektorin e biznesit në këtë fushë, gjë e cila do t’i ndihmojë palët që të mësojnë më tepër për botën profesionale.
Konferenca e Ndërtimtarisë "CIVILISTANBUL" së pari është organizuar nga UTY-ja në vitin 2012.
Për më shumë informata për aplikim, konsultojeni linkun e uebfaqes zyrtare të konferencës:
http://civilistanbul.ytuyapikulubu.org/
Linku i konferences në Facebook: https://www.facebook.com/civilistanbulconferences/
Linku për aplikim: https://goo.gl/forms/HofMIcwR4CiI6QUq2