Thirrje për aplikim: Konferencë për studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës - CIVILISTANBUL'19

Thirrje për aplikim: Konferencë për studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës - CIVILISTANBUL'19

Administrator Administrator 29 January 2019 Archived

Universiteti Teknik Yildiz i Stambollit, në periudhën 12 – 15 mars 2019, po organizon konferencën CIVILISTANBUL'19.

Kjo konferencë, e dedikuar për studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës, do të sjellë për pjesëmarrësit punëtori, vizita që i shërbejnë fushës së tyre të studimit, gara dhe argëtim në qytetin e Stambollit, Turqi.

Qëllimi kryesor i konferencës është që të shërbejë si një urë, e cila do t’i sjellë studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës në një ambient të përbashkët me sektorin e biznesit në këtë fushë, gjë e cila do t’i ndihmojë palët që të mësojnë më tepër për botën profesionale.

Konferenca e Ndërtimtarisë "CIVILISTANBUL" së pari është organizuar nga UTY-ja në vitin 2012.

Për më shumë informata për aplikim, konsultojeni linkun e uebfaqes zyrtare të konferencës:

http://civilistanbul.ytuyapikulubu.org/

Linku i konferences në Facebook: https://www.facebook.com/civilistanbulconferences/

Linku për aplikim: https://goo.gl/forms/HofMIcwR4CiI6QUq2