Themelohet dhe nis punën Këshilli i ri Drejtues i UP-së
Në mbledhjen e tij të parë themeluese, Këshilli i ri Drejtues i UP-së (KD) është kompletuar edhe me të deleguarit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në këtë mbledhje, kryesues i KD-së u rizgjodh Altin Sahiti, ndërsa zëvendëskryesuese Arbëresha Nela-Turjaka.
Mbledhja e parë e përbërjes me gjashtë anëtarë të rinj të KD-së, u drejtua nga profesoresha Teuta Kajtazi-Jashari, ndërsa në të u miratuan raportet e MAShTI-t dhe Senatit të Universitetit tëPrishtinës për të emëruarit dhe të zgjedhurit nga Ministria e Arsimit dhe UP-ja në Këshillin Drejtues.
MAShTI zëvendësoi dy anëtarë të përbërjes së kaluar të KD-së, duke emëruar Myesere Hoxhën dhe Berenika Gashin, ndërsa ua vazhdoi mandatin Altin Sahitit dhe Arbëresha Nela-Turjakës.
Anëtarët e Këshillit Drejtues nga person eli akademik i UP-së në përbërje prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta Jashari-Kajtazi, prof. Arian Krasniqi, prof. Vjosa Fejza-Ademi dhe prof. Kurtesh Sherifi qenë zgjedhur në fund të qershorit 2025.
Këshilli Drejtues i UP-së me kryesues Altin Sahitin, zëvendëskryesuese Arbresha Nela-Turjakën dhe anëtarët Myesere Hoxhën, Berenika Gashin, Mimoza Ibranin, Teuta Jashari-Kajtazin, Arian Krasniqin, Vjosa Fejza-Ademin dhe Kurtesh Sherifin, ka gjashtë gra në përbërje.
Kjo trupë shumë e rëndësishme e UP-së u zotua se do të veprojë si ekip dhe me frymë e energji të re, për të mirën e Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë kosovare.