Takim me ambasadorin e Luksemburgut dhe përfaqësuesin e LuxDev, mbështetësit e Shkollës Dimërore „Warm UP” të UP-së

Takim me ambasadorin e Luksemburgut dhe përfaqësuesin e LuxDev, mbështetësit e Shkollës Dimërore „Warm UP” të UP-së

Administrator Administrator 27 shkurt 2026

Në ditën e fundit të Shkollës Dimërore „Warm UP” të UP-së, drejtuesit e universitetit takuan ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, shkëlqesinë e tij z. Eric Dietz dhe përfaqësuesin rezident në Kosovë të Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (Lux Dev), z. Giovanni Tordini.

Ambasada e Luksemburgut bashkë me LuxDev, mbështetën edicionin e parë të Shkollës Dimërore të UP-së, „Warm UP” që synon të bëhet tradicionale dhe një pikëtakim i studiesve vendas e ndërkombëtarë me përvojë dhe atyre që sapo kanë nisur karrierën.

Gjatë takimit, ambasadori dhe përfaqësuesi i LuxDev, u falënderuan për këtë mbështetje, ndërsa u diskutua edhe zgjerimi i bashkëpunimit mes universiteteve të dy shteteve në fusha të ndryshme.

U përmend posaçërisht mundësia e bashkëpunimit në fushat e shëndetësisë, teknologjisë informative të lidhur me Qendrën e UP-së për Inteligjencë Artificiale AI-UP, industrive kreative, arteve, inxhinierisë, shtimit të aftësive të studentëve dhe punësimit të tyre.

Ambasadori Dietz dhe përfaqësuesi i LuxDev, Tordini, u pritën nga rektori, prof. Arben Hajrullahu, prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha dhe prorektori për kërkime shkencore, projekte dhe inovacion, prof. Avni Hajdari.

Ambasadori i Mbretërisë së Luksemburgut, Eric Dietz, e vizitoi Universitetin e Prishtinës edhe më 5 shkurt 2025, kur tha se duhet krijuar një ekosistem akademik e kërkimor në Kosovë që të lidhet me ata që ekzistojnë në shtetin e tij.