Studenti i UP-së, Alvin Karaqi, fiton medaljen e bronztë në Japoni

Administrator Administrator 24 korrik 2018 Arkivuar

Alvin Karaqi, student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë, i cila është mbajtur në Kobe të Japonisë.

Alvini zuri vendin e tretë në botë në mesin e 33 universiteteve nga mbarë bota. Karaqi ka fituar medaljen e bronztë përmes repesazhit në kategorinë -84 kilogramë.

Përveç përfaqësimit dinjitoz që i ka bërë Universitetit të Prishtinës në këtë garë, Alvini ka përfaqësuar denjësisht edhe Kosovën si shtet dhe Federatën e Karatesë së Kosovës, cila është anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtarë të Sporteve Universitare (FISU).

Ekipi që përfaqësojë Federatën e Sporteve Universitare dhe Federatën e Karatesë së Kosovës në këtë kampionat përbehej edhe nga Elhami Shabani, i cili po ashtu është student i Universitetit të Prishtinës .