Studenti i UP-së, Alvin Karaqi, fiton medaljen e bronztë në Japoni
Altin Karaqi, student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka fituar medaljen e bronztë në garën e karatesë në Kampionatin Botëror të Universiteteve, e cila është mbajtur në Kobe të Japonisë.
Alvini zuri vendi i tretë në botë në mesin e 33 universiteteve nga mbarë bota. Karaqi ka fituar medaljen e bronztë përmes repesazhit në kategorinë -84 kilogramë.
Përveç përfaqësimit dinjitoz që i ka bërë Universitetit të Prishtinës në këtë garë, Alvini ka përfaqësuar denjësisht edhe Kosovën si shtet dhe Federatën e Karatesë së Kosovës, cila është anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtarë të Sporteve Universitare (FISU).
Ekipi që përfaqësojë Federatën e Sporteve Universitare dhe Federatën e Karatesë së Kosovës në këtë kampionat përbehej edhe nga Elhami Shabani, i cili po ashtu është student i Universitetit të Prishtinës .
