Studentët e UP-së vizitojnë Parkun Arkeologjik të Ulpianës
Studentët e Departamentit të Historisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me iniciativën e Këshillit të Studentëve të Fakultetit Filozofik dhe kryetarit të Parlamentit Studentor të UP-së, Arben Elshani, e kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Studentët e pranishëm, përveç që patën rastin ta shohin nga afër qytetin antik të Ulpianës, u informuan më në detaje me historikun e zhvillimit të tij, si dhe me gërmimet arkeologjike që janë bërë më parë dhe ato aktuale.
Vizitat e tilla, të cilat nga vetë studentët po konsiderohen si shumë të dobishme për fushën e tyre të studimit, parashihen në planprogramin e studimeve të këtyre dy departamenteve.
Këshilli studentor e falënderoi rektoratin për mbështetjen në realizimin e kësaj vizite studimore.
