Vizita e studentëve në vendet historike dhe arkeologjike

Administrator Administrator 8 April 2019 Archived

Studentët e Departamentit të Historisë dhe Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me iniciativën e Këshillit të Studentëve të Fakultetit Filozofik dhe kryetarit të Parlamentit Studentor të UP-së, Arben Elshani, e kanë vizituar Pakun Arkeologjik të Ulpianës.

Vizita të tilla parashihen në planprogramin e studimeve të këtyre dy departamenteve, të cilat nga vetë studentët konsiderohen si shumë të dobishme për fushën e tyre të studimit.

Studentët e pranishëm, përveç që patën rastin ta shohin nga afër qytetin antik të Ulpianës, u informuan më në detaje me historikun e zhvillimit të tij, si dhe me gërmimet arkeologjike që janë bërë më parë dhe ato aktuale.

Këshilli studentor e falënderoi rektoratin për mbështetjen në realizimin e kësaj vizite studimore.