Rreth 100 studentë të UP-së përfituan bursa për vazhdim të studimeve jashtë vendit
Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina’’ me Universitetet nga Evropa dhe Turqia, gjatë semestrit pranveror 2017/2018, rreth njëqind studentë të UP-së kanë përfituar bursa për studime për një semestër, në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuara nga Komisioni Evropian.
Studentët e UP-së nga muaji shkurt kanë filluar studimet për një semestër në Universitete të ndryshme me të cilat UP ka marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+, si me:
Justus-Liebig-Universität Giessen, Eberswalde University for Sustainable Development, Philipps-Universität Marburg, Anhalt Universitsy of Applied Sciences, University of Applied Sciences and Arts, Dormund , Universitetin e Konstanzes, Universitetin e Leipzigut dhe OTH Regensburg University, në Gjermani, Universitetin e Zagrebit në Kroaci, dhe Universitetin e Grazit dhe Universitetin e Salzburgut në Austri, Universitetin e Masarykut në Çeki, Universitetin e Lumière Lyon 2 në Francë, Erasmus University Rotterdam në Holandë, University e Shkencave të Aplikuar në Nysa, Universitetin e Teknologjisë në Silesian, Universitetin e Bialystok, Universitetin e Teknologjisë dhe Transportit në Poloni, Universitetin Teknik të Rigës (RTU) në Letoni, Universitetin Jamk të Shkencave të Aplikuara në Finlandë, Universitetin e Umea në Suedi, Middle East Technical University, Universitetin e Anadolu, Universitetin e Cukurova dhe Universitetin e Cumhuriyet, në Turqi, Universitetin Politecnico di Bari, Itali, si dhe në Universitetin Politeknik të Portos, Portugali.
Bursat për studentët e përzgjedhur përfshijnë kompensimin mujor në vlerë prej 700 deri 850 EUR, varësisht nga universiteti ku realizojnë mobliitetin, si dhe një biletë kthyese nga 275 deri në 360 euro EUR.
Menaxhmenti i UP-së, është i përkushtuar në pjesëmarrjen sa më të gjerë të UP-së në projektet e Erasmus+, si pjesë e strategjisë të ndërkombëtarizimit të universitetit, me qëllim që studentëve dhe stafit të UP-së t’ju ofrohen mundësi shkëmbimi në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me partnerët nga vende të ndryshme të botës, e të cilat dita ditës po shënojnë rritje.
Thirrjet për bursa në kuadër të Erasmus+ International Credit Mobility edhe për semestrin dimëror 2018/2019 do të hapën javëve në vazhdim.
Për informata rreth bursave të Erasmus+ të publikuara nga Universiteti i Prishtinës, klikoni këtu http://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,28