Rreth 100 studentë të UP-së përfituan bursa për vazhdim të studimeve jashtë vendit

Rreth 100 studentë të UP-së përfituan bursa për vazhdim të studimeve jashtë vendit

Administrator Administrator 21 February 2018 Archived

Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina’’ me Universitetet nga Evropa dhe Turqia, gjatë semestrit pranveror 2017/2018, rreth njëqind studentë të UP-së kanë përfituar bursa për studime për një semestër, në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuara nga Komisioni Evropian.

Studentët e UP-së nga muaji shkurt kanë filluar studimet për një semestër në Universitete të ndryshme me të cilat UP ka marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+, si me:

Justus-Liebig-Universität Giessen,  Eberswalde University for Sustainable Development, Philipps-Universität Marburg, Anhalt Universitsy of Applied Sciences, University of Applied Sciences and Arts, Dormund , Universitetin e Konstanzes, Universitetin e Leipzigut dhe OTH Regensburg University, në Gjermani,   Universitetin e Zagrebit në  Kroaci, dhe Universitetin e Grazit dhe Universitetin e Salzburgut në Austri, Universitetin e Masarykut në Çeki, Universitetin e Lumière Lyon 2 në Francë, Erasmus University Rotterdam në Holandë, University e Shkencave të Aplikuar në Nysa, Universitetin e Teknologjisë në Silesian, Universitetin e Bialystok, Universitetin e Teknologjisë dhe Transportit në Poloni, Universitetin Teknik të Rigës (RTU) në Letoni, Universitetin Jamk të Shkencave të Aplikuara në Finlandë, Universitetin e Umea në Suedi, Middle East Technical University, Universitetin e Anadolu, Universitetin e Cukurova dhe Universitetin e Cumhuriyet, në Turqi, Universitetin Politecnico di Bari, Itali, si dhe në Universitetin Politeknik të Portos,  Portugali.

Bursat për studentët e përzgjedhur përfshijnë kompensimin mujor në vlerë prej 700 deri 850 EUR, varësisht nga universiteti ku realizojnë mobliitetin, si dhe një biletë kthyese nga 275 deri në 360 euro EUR.

Menaxhmenti i UP-së, është i përkushtuar në pjesëmarrjen sa më të gjerë të UP-së në projektet e Erasmus+, si pjesë e strategjisë të ndërkombëtarizimit të universitetit, me qëllim që studentëve dhe stafit të UP-së t’ju ofrohen mundësi shkëmbimi në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me partnerët nga vende të ndryshme të botës, e të cilat dita ditës po shënojnë rritje.

Thirrjet për bursa  në kuadër të Erasmus+ International Credit Mobility edhe për semestrin dimëror 2018/2019 do të hapën javëve në vazhdim.

Për informata rreth bursave të Erasmus+ të publikuara nga Universiteti i Prishtinës, klikoni këtu http://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,28