PUNË PRAKTIKE NË KEK, KOSTT dhe ZRrE
Afati i aplikimit: 10 SHTATOR 2018 deri me 21 SHTATOR 2018 (ora 16:00)
E hapur për studentët e Univeristetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për fakultetet si në vijim:
· Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), 6 studentë që vijojnë studimet në nivelin master në këto drejtime:
- Elektroenergjetikë Industriale
- Sistemet Elektroenergjetike
- Inxhinjeri Kompjuterike
- Elektronikë
· Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM), 4 studentë që vijojnë studimet në nivelin master në këto drejtime:
- Termoenergjetikë dhe Termoteknikë
- Mekatronikë
- Burime të Ripërtëritshme
· Fakulteti Juridik, 1 student që vijon studimet në nivelin master.
· Fakulteti Ekonomik, 2 studentë që vijojnë studimet në nivelin master.
Kriteret për konkurim:
Në këtë konkurs kanë të drejtë konkurrimi të gjithë studentët që i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë studentë të nivelit master të studimeve. Nëse numri i kandidatë të nivelit master për studentët e FIEK dhe FIM nuk është i mjaftueshëm, atëher mund të merren në konsideratë edhe studentët e nivelit bachelor të diplomuar apo në vitin e fundit të studimeve;
- Nota mesatare duhet të jetë mbi tetë (8) për studentët e FIEK dhe FIM, kurse mbi nëntë (9) për kandidatin nga Fakulteti Ekonomik dhe Juridik;
- Njohja e gjuhës angleze
Të gjithë të kualifikuarit që i plotësojnë kriteret e lartëpërmendura do të intervistohen nga paneli intervistues që do të jetë në përbërje nga përfaqësuesit e KEK-ut, KOSTT-it, ZRrE-së dhe REPOWER.
Për të vlerësuar nivelin e njohjes së gjuhës angleze, një pjesë e intervistës do të zhvillohet në këtë gjuhë.
I gjithë procesi do të administrohet dhe monitorohet nga Zyra për Zhvillim Akademik/Qendra për Zhvillim të Karrierës në kuadër të UP-së.
Puna praktike është me pagesë.
Studentët e përzgjedhur për punë praktike në KEK, KOSTT dhe ZRrE do të paguhen nga projekti REPOWER përmes UP-së. Secili student do të nënshkruaj kontratë për këtë angazhim me UP-në. Puna praktike pritet të fillojë me 01 TETOR 2018 dhe zgjatë gjashtë (6) muaj.
Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantë
Përkrahja për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut (KOSTT)
Ndihma për Operatorin e Tregut (3 studentë inxhinierë/e të sektorit të energjisë)
Praktikanti/ja do të ofrojë përkrahje për “Operatorin Përgjegjës” si dhe “Operatorin” në aktivitete ditore sipas përshkrimit të punës, gjë që përfshin si në vijim:
· Përkrahja për sigurimin e operimit të tregut sipas Rregullave të Tregut;
Përkrahja për nominimin e programeve kontraktuale për të gjitha palët në tregun e energjisë elektrike.
· Pranimi i informatave nga konsumatorët për parashikimet nga Operatori i Sistemit, si dhe programet e kompensimit për ditën vijuese, por edhe për realizimin e programit ditor.
- Pranimi i nominimeve kontraktuale nga palët në tregun e energjisë elektrike për ditën vijuese.
- Dërgimi tek programi i prodhimit afatshkurtër në sektor, tek konsumi dhe këmbimi në interkoneksion për arsye të analizimit të realizimit fizik.
- Pranimi i informatave nga OS për realizimin e programit të nominuar.
· Shqyrtimi i përputhshmërisë së nominimeve kontraktuale ndërmjet pjesëmarrësve, si dhe kërkimi nga palët që të rregullojnë nominimet e tyre në rast të mospërputhjes
· Shqyrtimi nëse programet e këmbimit ndërkombëtar janë të harmonizuara, si dhe harmonizimi i tyre me OST-të fqinje.
· Dërgimi i të dhënave të harmonizuara tek subjekti koordinues në hierarki.
· Pranimi i informatave nga subjekti më i lartë në hierarki për përputhshmërinë e programeve ndërkufitare.
· Njoftimi i palëve në treg për miratimin e programeve të tyre, si dhe për ndryshimet e mundshme si rezultat i mospërputhjeve
· Dorëzimi i programit final të miratuar tek Qendra e Shpërndarjes (Dispeçingut).
· Dërgimi i raportit të programit të miratuar tek ZRRE-ja dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Përkrahja për alokimin e kapaciteteve interkonektuese
· Pranimi i informatave nga OS për kapacitetet ndërkufitare në kufijtë e KOSTT-it dhe OST-ve fqinje, si dhe publikimi në faqen e KOSTT-it të kapaciteteve të transmisionit në dispozicion për ankande vjetore, mujore dhe ditore.
· Mirëmbajtja e regjistrit të palëve me të drejtë pjesëmarrjeje në ankandet e kapaciteteve ndërkufitare.
· Organizimi i ankandeve vjetore, mujore dhe ditore sipas nevojës për alokimin e kapaciteteve bartëse në kufijtë e KOSTT-it, në pajtim me marrëveshjet bilaterale me OST-të fqinje
· Informimi i Operatorit të Sistemit për rezultatet e ankandit dhe palëve që kanë fituar të drejtat e transmisionit fizik.
· Këmbimi i informatave me OST-të fqinje për palët që kanë fituar të drejtat e transmisionit fizik në kufijtë ndërmjet tyre.
Përkrahja për ankandet e Operimit të Tregut
· Pranimi i ofertave për shitje dhe ofertave për blerje të energjisë elektrike në kushte të tregut të organizuar
· Informimi i pjesëmarrësve të tregut të energjisë elektrike dhe i Operatorit të Sistemit të Transmisionit mbi rezultatet e ankandit të tregut të organizuar dhe për informata të tjera për tregun
Përkrahja për organizimin e balancës së tregut të energjisë elektrike për ex-ante
Mbledhja e ofertave, përpilimi i listës së operatorëve ekonomikë prioritarë, si dhe përcjellja e tyre tek operatori i sistemit.
Mbështetje në fusha të tjera për Departamentin e Operatorit të Tregut.
Përkrahja për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
- Perpilimi dhe implementimi i strategjisë së TIK
- Zhvillimi apo përmirësimi i harduerit, softuerit
- Korniza e sigurisë dhe kontrollit për sistemet e TIK
Mbështetja e TI të korporatës dhe afarizmit
- Mirëmbajtja e harduerit dhe softuerit
- Hostimi i rrjetës së brendshme kompjuterike
- Operimi i administrimit të sistemit financiar dhe dokumentar
- Serverët e Internetit, Intranetit dhe Ueb Serverët
- Aranzhmanet e arkivës së sistemit dhe ruajtjes se kopjes rezervë (backup)
- Dizajnimi dhe mirëmbajtja e ueb-it
- Zhvillimi i TIK globale
Përkrahja për Ҫështjet ekonomike të KOSTT-it (2 studentë të fakultetit Ekonomik)
- Ndihmon në proceset e përditshme të aktiviteteve të operatorit të tregut.
- Sigurimi i mbështetjes së përgjithshme administrative për sektorin ekonomik të KOSTT-it.
- Ofrimi i ndihmës në aktivitetet e përditshme të proceseve të prokurimit të kompanisë.
- Ndihmon në Njësinë e Zbatimit të Projektit për pjesën ekonomike të implementimit të projekteve.
- Sigurimi i ndihmës në aktivitetet e përditshme të Burimeve Njerëzore.
Përkrahja për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) Sh.A.
Ndihma për Divizionin e Qymyrit (2 Inxhinier/e elektronike/automatike/mekatronike)
· Pjesëmarrja në eliminimin e avarive që ngjajnë gjatë operimit me pajisje të ndryshme elektronike që kontrollohen nga PLC ,
· Ndihma me konfigurimin e PC-ve industriale, instalimet e programeve për PLC (AAB, Siemens), Operatorin e Panelit, LAN, WLAN, dhe të tjera.
· Pjesëmarrja në leximin dhe trajtimin e skemave për qarqe të ndryshme elektronike, si dhe në rregullimin e tyre.
· Pjesëmarrja në eliminimin e avarive që ngjajnë gjatë operimit me pajisje të ndryshme elektrike/elektronike, si konvertori i frekuencave, pllaka e frenimit, rezistori, peshoret elektronike, e të tjera.
· Ndihma në proceset e instalimit dhe parametrizimit – konfigurimi i atyre pajisjeve, si dhe të tjera.
· Pjesëmarrja në përgatitjen e raporteve të nevojave të mirëmbajtjes javore, mujore dhe vjetore për ato pajisje.
· Pjesëmarrja në leximin dhe trajtimin e skemave për qarqe të ndryshme elektrike, si dhe në rregullimin e tyre,
Ndihma për Divizionin e Gjenerimit – TC Kosova A (2 Inxhinier/e energjie/mekanike)
· Ndihma për Departamentin e Elektikës/Mekanikës në punët e përditshme, në ekzekutimin e punimeve të ndryshme të nevojshme në asetet kryesore të centralit;
· Ndihma në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave preventive;
· Ndihma për inxhinierin kryesor në detyrat e tij/saj të përditshme;
· Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e planeve për remonte;
· Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e nevojave për investime;
· Përkrahja për procese teknologjike, me anë të skemave teknologjike;
Ndihma për Divizionin e Gjennerimit – TC Kosova B (2 Inxhinier/e energjie/mekanike)
· Ndihma për Departamentin e Elekrikës/Mekanikës në punët e përditshme, në ekzekutimin e punimeve të ndryshme të nevojshme në asetet kryesore të centralit;
· Ndihma në ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave preventive;
· Ndihma për inxhinierin kryesor në detyrat e tij/saj të përditshme;
· Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e planeve për remonte;
· Përkrahja për personelin kryesor në përgatitjen e nevojave për investime;
· Përkrahja për procese teknologjike, me anë të skemave teknologjike
Përkrahja për Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE)
Asistencë për Departamentin e Burimeve të Ripërtëritshme (1 Inxhinier/e energjie/mekanike)
· Ndihmon në analizimin e aplikacioneve për Burime të Ripërtëritshme (BRE);
· Ndihmon në analizimin e të dhënave të dorëzuara nga aplikuesit për Autorizim për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese nga BRE-të;
· Merrë pjesë në vizitat në teren të projekteve që janë në vijim për të cilat ZRrE ka lëshuar autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga BRE-të.
· Ndihmon në përgatitjen e raporteve nga tereni për të gjeturat;
· Ndihmon në kontrollimin e respektimit të afateve kohore për aplikuesit që kanë marrë autorizim preliminar apo autrizim final;
· Ndihmon ne grumbullimin e te dhënave për teknologjitë e reja për BRE-të;
· Ndihmon në grumbullimin e informatave statistikore për tregjet e energjisë të BRE-ve.
· Ndihmon në përgatitjen e analizave dhe raporteve të cilat delegohen nga departamenti;
· Ndihmon departamentet tjera sipas kërkesave nga këto departamente;
Asistencë për Departamentin Ligjor dhe të Licencimit (1 Jurist nga fakulteti Juridik)
· Ndihmon në përgatitjen e akteve legale që përgatiten nga departamenti ligjor;
· Ndihmon në analizen e aplikacioneve për licencim dhe për autorizim;
· Ndihmon në kontrollimin e dokumenteve të pranuar nga të licencuarit;
· Ndihmon në monitorimin e aktivitieteve të licencuara
· Ndihmon në rishikimin e kornizes ligjore dhe rregullative dhe pajtueshmërinë me Paketën e Tretë të KE;
· Ndihmon zyren e administratës në përgatitjen e raporteve.
· Ndihmon departmentet tjera sipas nevojës.
Informata rreth kritereve të aplikimit:
Procesi i angazhimit të praktikantëve përmes projektit REPOWER ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Në anën tjetër, edhe Qeveria e Kosovës përmes ligjit kundër diskriminimit (Neni 2, Paragrafi b) është e përkushtuar për parime të përfaqësimit të ndershëm për të gjithë personat dhe gjithë anëtarët e komuniteteve gjatë punësimit në kuadër të organeve publike në të gjitha nivelet.
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim është 21 Shtator, 2018 (ora 16:00). Aplikantët duhet të dorëzojnë CV, LM dhe Certifikaten e notave,( në Gjuhen Shqipe ), në formatin elektronik pdf, në email adresen: [email protected]
Kandidatët që i plotësojnë kriteret e lartëshënuara do të thirren për një intervistë në QZhK. Për datën e intervistes do të njoftoheni me kohë.