Profesori Owada: Triumfi i Kosovës është triumf njerëzor
I nderuari me titullin „Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës, prof. Hisashi Owada, tha se ajo që është arritur në Kosovë është triumf njerëzor, e jo fitore ndërmjet kombeve.
Juristi i njohur globalisht i së drejtës ndërkombëtare, pasi e mori titullin më të lartë të nderit që jep UP-ja, mbajti një ligjëratë mbresëlënëse mbi temën ,,Përse Luftë - një Reflektim mbi Rendin Publik të Komunitetit Ndërkombëtar".
Profesor Hisashi Owada e konsideroi dëshirën për pushtet, të vendosur thellë në mendjen njerëzore, si njërën nga forcat që pengojnë përpjekjet për paqe.
Profesori i nderuar duke kujtuar dialogun e viteve '30 mes fizikanit Albert Eistein dhe psikoanalistit Sigmund Freud për problemet më të theksuara të njerëzimit, konstatoi se gjërat edhe sot nuk kanë ndyshuar aq shumë që nga ajo kohë.
Profesor Hisashi Owada e përmbylli ligjëratën e tij në Universitetin e Prishtinës duke konkluduar se nuk është pesimist, meqenëse njerëzimi gjatë historisë ka arritur rezultate dhe ka mësuar nga gabimet.
Ai falënderoi Universitetin e Prishtinës për nderimin që iu bë dhe të gjithë personat që ndihmuan një proces të tillë.
Ligjërata e plotë e profesor Hisashi Owada e mbajtur më 18 qershor 2025 në Universitetin e Prishtinës me rastin e pranimit të titullit „Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës mund të shkarkohet duke klikuar në:
,,PSE LUFTË? — Një reflektim mbi rendin publik të Bashkësisë Ndërkombëtare”