PREZANTOHEN MUNDËSITË E STUDIMIT NË SYRACUSE UNIVERSITY, NEW YORK – Sh. B. A.
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe Smart Center,në bashkëpunim me Syracuse University – New York, organizuan sesionin informues për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Prodekani për çështje mësimore ( Programet Master ) nga Syracuse University, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Harter, prezantoi mundësitë e studimit në këtë Universitet prestigjioz, programet që ofron Syracuse University, kriteret e pranimit, testet standard, mundësitë për kombinim programesh, mundësitë për bursa për studentët kosovarë dhe mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve.
Përfituesit, studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, u njohen me rangimet nacionale në cilësin e arsimit të lartë në Sh.B.A., të Syracuse University, i cili është lider në programet:
· I pari në shkenca politike (Maxwell School of Public Policy);
· I pari në gazetari (Newhouse School of Communication) ;
· I treti në ndërmarrësi (Whitman School of Management);
· I teti në Marketing (Whitman School of Management);
Dhe rrjetin e të diplomuarve, ku spikaten personalitete të njohura ndërkombëtare, si Z. Joe Biden - Ish-Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, një nga të diplomuarit e Syracuse University.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen e Syracuse University https://www.syracuse.edu/