PREZANTOHEN MUNDËSITË E STUDIMIT NË SYRACUSE UNIVERSITY, NEW YORK – Sh. B. A.

Administrator Administrator 17 October 2017 Archived

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe Smart Center,në bashkëpunim me Syracuse University – New York, organizuan sesionin informues për studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Prodekani për çështje mësimore ( Programet Master ) nga Syracuse University, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Harter, prezantoi mundësitë e studimit në këtë Universitet prestigjioz, programet që ofron Syracuse University,  kriteret e pranimit, testet standard, mundësitë për kombinim programesh, mundësitë për bursa për studentët kosovarë dhe mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve.  

Përfituesit, studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “, u njohen me rangimet nacionale në cilësin e arsimit të lartë në Sh.B.A., të Syracuse University, i cili është lider në programet:

·         I pari në shkenca politike (Maxwell School of Public Policy);
·         I pari në gazetari (Newhouse School of Communication) ;
·         I treti në ndërmarrësi (Whitman School of Management);
·         I teti në Marketing (Whitman School of Management);

Dhe rrjetin e të diplomuarve, ku spikaten personalitete të njohura ndërkombëtare, si  Z. Joe Biden - Ish-Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, një nga të diplomuarit e Syracuse University.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen e Syracuse University https://www.syracuse.edu/