Personeli i UP-së merr pjesë në punëtori me Northwest Regional College (NWRC) në Britani të Madhe
Universiteti i Prishtinës - Fakulteti i Bujqësisë dhe partnerët e saj në kuadër të projektit: Krijimi i teorisë në qendrat praktike për inovacion dhe punësim CTPCIE (Numri i Projektit: 586347-EPP-1-2017-1-XK-EPPKA2-CBHE-JP 2017-3485 / 001-001) kanë marrë pjesë në punëtori me North West Regional College (NWRC) në Derry / UK.
Aktivitetet kryesor i seminarit ishte diskutimi i rezultateve të studimit bazë, si dhe për të punuar në konceptin e zhvillimit te idesë “Theory to Practice (T2P)”. Seminari 3 ditor ka përfshi prezantimin e rezultateve bazë, leksionet mbi politikat arsimore dhe të punësimit, boshllëqet e aftësive dhe praktikat më të mira të pranishme nga NWRC.
Pjesëmarrësit, gjithashtu vizituan Qendrën e Mbështetjes së Biznesit NWRC, të ngjashme me qendrat T2P, që do të themelohet në 6 Institucione të Arsimit të Lartë në Kosovë, duke përfshirë edhe institucionin tonë. Misioni i tyre do të jetë të sigurojë hulumtime, të zhvillojë studime të rasteve, të mbajë rrjetin e ekspertëve dhe të bashkëpunojë rregullisht dhe të koordinojë aktivitetet e tyre me ndërmarrjet. Koordinatorët e T2P dhe përfaqësuesit e Universitetit nga IAL përkatëse patën mundësi të vëzhgojnë se si funksionojnë qendrat e ngjashme dhe se si stafi i tyre është i angazhuar në aktivitetet e saj të përditshme dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me ndërmarrjet dhe hulumtuesit.