NJOFTIM RRETH VENDIMIT PËR PLOTËSIMIN E KUOTAVE TË REZERVUARA PËR KOMUNITETIN JOSHUMICË DHE PËR KANDIDATË NGA VISET E TJERA JASHTË KOSOVËS, TË BANUARA ME SHQIPTARË

NJOFTIM RRETH VENDIMIT PËR PLOTËSIMIN E KUOTAVE TË REZERVUARA PËR KOMUNITETIN JOSHUMICË DHE PËR KANDIDATË NGA VISET E TJERA JASHTË KOSOVËS, TË BANUARA ME SHQIPTARË

Administrator Administrator 17 nëntor 2020 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton kandidatët, të cilët kanë qenë pjesë të të gjitha konkurseve të niveleve të studimeve për pranim në vitin akademik 2020/21, se rektori i Universitetit të Prishtinës, bazuar në kompetencat e përcaktuara sipas neneve 25 dhe 28 të statutit, në zbatim të rekomandimit nr. 2/434, dt/ 13/11/2020 të Konferencës së Rektorëve, përgjigjes së MASH-it në shkresën nr. 3081 të datës 11/11/2020 dhe propozimit të senatit, ka marrë vendim për plotësimin e kuotave të rezervuara për komunitetin joshumicë dhe për kandidatë nga viset e tjera jashtë Kosovës, të banuara me shqiptarë.

Siç parasheh ky vendim, plotësimi i vendeve do të bëhet me kandidatë nga programet/profilet e njëjta studimore, në të cilat kanë aplikuar për pranim gjatë këtij viti akademik, gjithnjë duke respektuar listën prioritare të kandidatëve të papranuar, për shkak të plotësimit të vendeve të parapara në kategorinë e caktuar sipas konkursit.

Pika e III-të e këtij vendimi nënkupton që pas publikimit në ueb faqen e UP-së të këtij vendimi, Administrata e UP-së do t’i njoftojë individualisht kandidatët nga lista prioritare (renditja sipas pikëve) përmes postës elektronike. Pas pranimit të këtij e-maili nga Administrata e UP-së, kandidatët brenda 24 orëve duhet të deklarohen me shkrim në rast se janë të interesuar për pranim në UP.

Vendimin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.