NJOFTIM RRETH VENDIMIT PËR PLOTËSIMIN E KUOTAVE TË REZERVUARA PËR KOMUNITETIN JO SHUMICË DHE PËR KANDIDATË NGA VISET E TJERA JASHTË KOSOVËS, TË BANUARA ME SHQIPTARË
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton kandidatët të cilët kanë qenë pjesë të të gjitha konkurseve të niveleve të studimeve për pranim në vitin akademik 2020/21, se Rektori i Universitetit të Prishtinës, bazuar në kompetencat e përcaktuara sipas nenit 25 dhe 28 të Statutit, në zbatim të rekomandimit nr. 2/434, dt/ 13/11/2020 të Konferencës së Rektoreve, përgjigjes së MASH-it në shkresën nr. 3081 të datës 11/11/2020 dhe propozimit të Senatit, ka marrë vendim për plotësimin e kuotave të rezervuara për komunitetin jo shumicë dhe për kandidatë nga viset e tjera jashtë Kosovës, të banuara me shqiptarë.
Siç parasheh ky vendim, plotësimi i vendeve do të bëhet me kandidatë nga programet/profilet e njëjta studimore, në të cilat kanë aplikuar për pranim gjatë këtij viti akademik, gjithnjë duke respektuar listën prioritare të kandidatëve të pa pranuar, për shkak të plotësimit të vendeve të parapara në kategorinë e caktuar sipas konkursit.
Pika e III-të e këtij vendimi nënkupton që pas publikimit në ueb faqen e UP-së të këtij vendimi, Administrata e UP-së do t’i njoftojë individualisht kandidatët nga lista prioritare (renditja sipas pikëve) përmes postes elektronike. Pas pranimit të këtij e-maili nga Administrata e UP-së, kandidatët brenda 24 orëve duhet të deklarohen me shkrim në rast që janë të interesuar për pranim në UP.
Vendimin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.