NJOFTIM RRETH PROCEDURAVE TË REGJISTRIMIT PËR STUDENTËT E RINJ

NJOFTIM RRETH PROCEDURAVE TË REGJISTRIMIT PËR STUDENTËT E RINJ

Administrator Administrator 8 tetor 2020 Arkivuar

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" njofton kandidatët e pranuar për studentë në vitin akademik 2020/21, për studimet baçelor, se për regjistrim duhet të paraqesin:

  1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet (bardh e zi) nga faqja http://apliko.uni-pr.edu
  2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
  3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës vitin e parë të studimeve e kanë falas.
  4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës do të jetë në lartësi prej 25 €.

Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga ueb faqja e Universitetit të Prishtinës.

Dokumentet duhet të paraqiten në zyrën e shërbimit studentor, në objektin e administratës qendrore të UP-së