NJOFTIM RRETH REGJISTRIMIT, PËR STUDENTËT E RINJ
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet (bardh e zi) nga faqja http://apliko.uni-pr.edu
- Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
- Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës vitin e parë të studimeve e kanë falas.
- Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës do të jetë në lartësi prej 25 €.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga ueb faqja e Universitetit të Prishtinës.