NJOFTIM: Në UP, organizohet gara për thyerjen e rekordit “Guinness”

NJOFTIM: Në UP, organizohet gara për thyerjen e rekordit “Guinness”

Administrator Administrator 9 maj 2019 Arkivuar

Të dashur studentë,

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" po organizon garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, me zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti.

Gara do të mbahet me 10 maj 2019, në ora 10:30, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Mos humbisni mundësinë që të ndiqni këtë ngjarje atraktive nga afër!