NJOFTIM: Në UP, organizohet gara për thyerjen e rekordit “Guinness”
Të dashut studentë,
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" po organizon garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, me zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti.
Gara do të mbahet me 10 maj 2019, në ora 10:30, në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
Mos humbisni mundësinë që të ndiqni këtë ngjarje atraktive nga afër!