Njoftim lidhur me konkursin aktual për zgjedhjen e personelit akademik 11/09/2018
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është i përkushtuar që procesi i përmbylljes se konkursit lidhur me emërimet, riemërimet dhe avancimet e stafit akademik të zhvillohet në mënyrë sa më transparente dhe në përputhje me aktet në fuqi.
Gjatë periudhës se konkursit janë ngritur shqetësime nga shoqëria civile dhe disa medie lidhur me avancimin e tetë profesorëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të cilët janë avancuar në thirrjet akademike të kategorisë se mësimdhënësve. Shqetësimet e palëve kanë qenë të fokusuara në numrin e punimeve të publikuara nga këta profesorë brenda një periudhe rreth njëvjeçare, në revista të cilat po konsiderohen jokredibile nga ana e palëve.
Prandaj, menaxhmenti i UP-së i inkurajon të gjitha palët e interesuara, të cilët posedojnë argumente të bazuara lidhur me shqetësimet e tyre, t’i deponojnë këto dëshmi në arkivin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Dëshmitë e arkivuara do të shqyrtohen nga organe të pavarura të Universiteti dhe në rast që konstatohet që të njëjta janë në kundërshtim me aktet në fuqi, organet kompetente të UP-së do të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.
Të gjitha dëshmitë duhet të dorëzohen në një afat prej shtatë ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi, përkatësisht deri me datë 17/09/2018.