NJOFTIM: GJELBËRO UP-në NË DITËN E TOKËS
Me rastin e Ditës së Tokës, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", i mbështetur nga Let's Do it Kosova, Venture UP dhe Komuna e Prishtinës, do të organizojë aktivitete për shënimin e kësaj dite në hapësirën e kampusit të UP-së.
Me moton “Gjelbëro UP-në”, bashkohuni në këtë iniciativë të pastrimit dhe të mbjelljes së drunjve dhe fidanëve në kampusin e Universitetit tonë!
Vendtakimi: Kampusi para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”
Data: 23 prill 2019
Ora: 10:00
#GjelbëroUPnë 🌱
#UnëJamUP 👩🎓👨🎓
