NJOFTIM: GJELBëRO UP-në në DITëN E TOKës

Administrator Administrator 20 April 2019 Archived

Me rastin e Ditës së Tokës, Universiteti i Prishtinës  "Hasan Prishtina", i mbështetur nga organizata Let's Do it Kosova, Venture UP dhe Komuna e Prishtinës, do të organizojë aktivitete për shënimin e kësaj dite në hapësirën e kampusit të UP-së. 

Me moton “Gjelbëro UP-në”, bashkohuni në këtë iniciativë të pastrimit dhe të mbjelljes së drunjve dhe fidanëve në kampusin e Universitetit tonë! 

Vendtakimi: Kampusi para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”
Data: 23 prill 2019
Ora: 10:00

#GjelbëroUPnë 🌱
#UnëJamUP 👩‍🎓👨‍🎓