Mësim me anë të praktikës: Zhvillohet edicioni i dhjetë i konferencës „Software Freedom Kosova 2025”

Mësim me anë të praktikës: Zhvillohet edicioni i dhjetë i konferencës „Software Freedom Kosova 2025”

Administrator Administrator 27 tetor 2025 Arkivuar

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nga 24 deri më 26 tetor u organizua edicioni i dhjetë i „Software Freedom Kosova 2025”, konferencës kryesore rajonale për softuer dhe harduer të hapur. 

Folës kyç i kësaj konference ishte bashkëthemeluesi i kompanisë„Arduino”, David Cuartielles. Kjo kompani është platformëbotërore elektronike me burim të hapur për programe softuerike dhe harduerike lehtësisht të përdorshme. 

Pllakat e punuara nga kjo kompani, lexojnë për shembull dritën në një sensor, gishtin në një buton ose një mesazh në x dhe varësisht nga urdhrat që marrin i kthjenë këto veprime në ndezje të një motori, një drite ose publikojnë diçka në internet. 

Në konferencë u paraqitën edhe folës të tjerë vendës e ndërkombëtarë të cilët treguan risitë dhe përvojat e tyre nëfushat e teknologjisë. Gjithashtu u zhvilluan sesione rreth inteligjencës artificiale dhe mësimit automatik (AI/ML), prezantime dhe punëtori. 

Një rol të rëndësishëm për mbarëvajtjen e konferencës, përveç personelit dhe studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike e patën edhe vullnetarët e „Free Libre Open Source Software Kosova”. 

Studentë dhe profesorë të FIEK-ut po në tetor morën pjesë në Kampionatin Evropian të Sigurisë Kibernetike (ECSC 2025). Ish-studentja e këtij fakulteti, Dredhza Braina, ishte në listën e ngushtë për çmimin e njohur ndërkombëtar „Cybersecurity Women of the Year 2025” dhe më pas në gusht 2025 fitoi në kategorinë „Barrier Breaker” të kësaj gare.