ERASMUS+ në Universitetin e Bialystok të Polonisë

Administrator Administrator 12 tetor 2018 Arkivuar

Hapët thirrja për në Universitetin e Bialystok të Polonisë në kuadër të programit ERASMUS+

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrje për studentët dhe stafin.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Bursa për student  të nivelit Bachelor dhe Master (vetëm për studentët e Fakultetit Juridik)
Staf (Nga fusha e Drejtësisë, Ekonomisë dhe Informatikës).


Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Vërtetim për statusin e studentit (ky dokument duhet të jetë në gjuhën angleze dhe mund ta merreni në Fakultetin tuaj)
- Certifikata e notave
- Certifikata e gjuhës angleze (Niveli i gjuhës angleze B2)
- CV (në gjuhën angleze)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin
- CV (në gjuhën angleze)
- Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie apo trajnim për stafin, është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit.
Kërkohet njohuri e gjuhës angleze

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me 19 Tetor  2018 

Dokumentet mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]

Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit të Bialystok vizitoni ueb faqen https://pb.edu.pl/en/