ERASMUS+ në Universitetin e Bialystok të Polonisë

Administrator Administrator 12 October 2018 Archived

Hapët thirrja për në Universitetin e Bialystok të Polonisë në kuadër të programit ERASMUS+

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrje për studentët dhe stafin.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  1. Bursa për student  të nivelit Bachelor dhe Master ( vetëm për studentët e Fakultetit Juridik)
  2. Staf ( Nga fusha e Drejtësisë, Ekonomisë dhe Informatikës).

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

  1. Vërtetim për statusin e studentit ( ky dokument duhet të jetë në gjuhën angleze dhe mund ta merreni në Fakultetin tuaj)
  2. Certifikata e notave
  3. Certifikata e gjuhës angleze (Niveli i gjuhës angleze B2 )
  4. CV (në gjuhën angleze)
  5. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  6. Kopje e Pasaportës

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin

  1. CV (në gjuhën angleze)
  2.  Planin për mësimdhënie  (Plani për mësimdhënie apo trajnim për stafin, është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit.
  3. Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit.
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze apo e gjuhës italiane

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Thirrja do të jetë e hapur deri me 19 Tetor  2018

Dokumentet mund të i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]

Për informata më të detajuara lidhur me programet e Universitetit të Bialystok vizitoni ueb faqen https://pb.edu.pl/en/