Erasmus + në Aleksandras Stulginskis University, Lituani
Hapet thirrja për shkëmbim të stafit akademik në programin Erasmus + në Aleksandras Stulginskis University, Lituani
Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit akademik në Aleksandras Stulginskis University, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik(5+2 ditë)
Bursa përfshinë:
Kompensimin 100 EUR në ditë;
Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;
Fushat e mobilitetit:
- Business & administration
- Engineering
- Agriculture
- Forestry
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 7 ditë (5+2)
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit
- Kontrata e punës
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Afati për aplikim për staf akademik: 26 shtator 2017
Dokumentet me titull "Aleksandras Stulginskis University Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:
[email protected], [email protected]
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në pdf.
Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.