Erasmus + në Aleksandras Stulginskis University, Lituani

Administrator Administrator 15 September 2017 Archived

Hapet thirrja për shkëmbim të stafit akademik në programin Erasmus + në Aleksandras Stulginskis University, Lituani

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për shkëmbim të stafit akademik në Aleksandras Stulginskis University, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e stafit akademik(5+2 ditë)

Bursa përfshinë:

Kompensimin 100 EUR në ditë;

Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Fushat e mobilitetit:

  • Business & administration
  • Engineering
  • Agriculture
  • Forestry

Kohëzgjatja e mobilitetit:

- 7 ditë (5+2)

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

CV (në gjuhën angleze)

Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Letërnjoftimit

Kontrata e punës

- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Afati për aplikim për staf akademik: 26 shtator 2017

Dokumentet me titull "Aleksandras Stulginskis University Application" duhet të dërgohen të skanuara tek:

[email protected], [email protected]

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të lidhura në një dokument, në pdf.
 

Për më shumë informata mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.