Erasmus + Mobility në Universitetin e Grazit, Austri
Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Grazit, Austri
Universiteti i Prishtinës hapë thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Karl Franzens në Grac të Austrisë, në kuadër të programit Erasmus+
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve dhe stafit.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)
- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)
Kohëzagjatja e bursave të shkëmbimit:
- BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj për studentët
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
- Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës angleze
Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD:
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.
Për programet e studimit në Universitetin e Grazit ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:
https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/overview/
Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini
Guidelines how to search courses: http://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf
https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/
Dokumentet me titull "University of Graz Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: Afërdita Rexhepi në adresën elektronike [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Data e fundit për aplikim është 22 Tetor 2018
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111,Prishtinë.