Erasmus + Mobility në Universitetin e Grazit, Austri

Administrator Administrator 12 October 2018 Archived

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + Mobility në Universitetin e Grazit, Austri

Universiteti i Prishtinës hapë thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Karl Franzens në  Grac të  Austrisë, në kuadër të programit Erasmus+

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve dhe stafit.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

-Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00)

- PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’)

Kohëzagjatja e bursave të shkëmbimit:

-BA, MA dhe PhD (në kohëzgjatje prej 5,5 muaj)

Bursat përfshijnë:

- 850 EUR në muaj për studentët

- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

  1. Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
  2. CV (në gjuhën angleze)
  3. Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
  4. Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  5. Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  6. Certifikata e gjuhës angleze

Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin PhD:

  1. Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
  2. Certifikata e notave/Transkripta (preferohet në gjuhën angleze)
  3. Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose Leternjoftimit
  4. Për programet e ofruara në gjuhën angleze/gjermane kërkohet minimum niveli B2.

Për programet e studimit në Universitetin e Grazit ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare:

https://studien.uni-graz.at/en/degree-programmes/overview/

Courses: https://online.uni-graz.at/kfu_online/webnav.ini

Guidelines how to search courses: http://static.uni-graz.at/fileadmin/bib/downloads/studierende/incoming/ugo/bibwww_s_ugo_guidelines.pdf

https://www.uni-graz.at/en/university/information/faculties/

Dokumentet me titull "University of Graz Application" duhet të dërgohen të skanuara tek: Afërdita Rexhepi  në adresën elektronike [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. Data e fundit për aplikim është 22 Tetor 2018
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, 111,Prishtinë.