Dita e dytë e Universitetit Veror të Prishtinës: Ligjëratë e hapur profesorit gjerman dhe filma të shkurtër të studentëve

Dita e dytë e Universitetit Veror të Prishtinës: Ligjëratë e hapur profesorit gjerman dhe filma të shkurtër të studentëve

Administrator Administrator 9 korrik 2025 Arkivuar

Prishtinë, 8 korrik 2025 – Të martën, në ditën e dytë të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës, pas ligjëratave të rregullta të mëngjesit u zhvilluan dy ngjarje kryesore:

Ligjëratë publike nga prof. Armin Bahl:

Në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, prof. Armin Bahl nga Universiteti i Konstanzës shpjegoi mekanizmat nervorë të sjelljeve tek kurrizorët dhe pakurrizorët. Së bashku me prof. Ilir Mazreku, ai po zhvillon një kurs praktik të neurobiologjisë që lidhet me sjelljen e kafshëve.

Hapja e Festivalit “UPward”

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës nisi edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Studentor “UPward”. Për katër ditë radhazi do të shfaqen filma të shkurtër nga studentë vendorë e të huaj, si dhe do të mbahen punëtori e diskutime me krijuesit.

Në ditët e ardhshme, studentët do të ndjekin ligjërata nga profesorë të ndryshëm, sesione praktike në laboratorë, vizita studimore në monumente kulturore të Prishtinës, mbrëmje tematike filmike në kuadër të festivalit UPward, si dhe një sërë aktivitetesh të tjera.