56 vjetori i themelimit: UP-ja u ndan mirënjohje dy universiteteve partnere

56 vjetori i themelimit: UP-ja u ndan mirënjohje dy universiteteve partnere

Administrator Administrator 13 shkurt 2026

Universiteti i Prishtinës në 56 vjetorin e themelimit nderoi me mirënjohje Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia të Finlandës dhe Universitetin e Lubjanës në Slloveni.

Mirënjohja universiteteve partnere të UP-së iu dha për bashkëpunimet e shumta akademike, promovimin ndërkombëtar të UP-së dhe ndërveprimin e mrekullueshëm me studentët dhe profesorët tanë.

Pas marrjes së mirënjohjes në ceremoninë qendrore të 56 vjetorit të themelimit në emër të Universitetit të Lubjanës foli prorektori i këtij universiteti, prof. Janez Vogrinc. Profesori dhe prorektori Vogrinc tregoi se dy universitetet ndajnë një traditë të gjatë e kumptimplote të bashkëpunimit.

Të pranishmit i përshëndeti edhe drejtoresha e kërkimit shekncor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia të Finlandës, dr. Ardita Jahja, menaxhere e hulumtimeve në këtë universitet. „Kam studiuar dhe punuar në Universitetin e Prishtinës dhe sot qëndroj këtu duke përfaqësuar Savonian”, tha dr. Jahja duke treguar në këtë kohë në Finlandë janë duke studiuar tetë studentë nga UP-ja. Bashkëpunimi në mes të këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë ka nisur në vitin 2010.

Universiteti i Prishtinës e ka një ndër prioritetet kryesore ndërkombëtarizimin dhe praninë akademike kudo nëpër botë. Vetëm në vitin 2025 ky universitet nënshkroi mbi 100 marrëveshje bashkëpunimi me universitete, institucione e organizata vendore dhe nga mbarë bota.