Korniza e afateve kohore

KORNIZA E AFATEVE KOHORE PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE KRYESORE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

Ky dokument paraqet një kornizë të strukturuar dhe të koordinuar të afateve kohore për realizimin e aktiviteteve kryesore akademike dhe administrative në Universitetin e Prishtinës, me fokus të veçantë në proceset që ndërlidhen me konkurset për pranimin e studentëve të rinj në nivelet BA, MA dhe PhD, si dhe me menaxhimin e personelit akademik.

Korniza e propozuar synon të sigurojë planifikim të hershëm, transparencë institucionale dhe harmonizim ndërmjet njësive akademike dhe organeve qendrore të universitetit, në mënyrë që fillimi i vitit të ri akademik, çdo 15 shtator, të realizohet pa pengesa organizative apo procedurale.

Afatet e paraqitura në tabelë përfshijnë ciklin vjetor të aktiviteteve akademike, duke filluar nga afatet e provimeve, proceset e akreditimit dhe riakreditimit, konkurset për avancime akademike, shpalljen dhe realizimin e konkurseve për studime, organizimin e provimeve pranuese, regjistrimin e studentëve, si dhe aktivitete të tjera institucionale me rëndësi strategjike.

 

Afati kohor Aktiviteti Sqarim shtesë
Fundi i muajit janar / fillimi i muajit shkurt Shkolla dimërore “WarmUP”  
Dy javët e fundit të janarit dhe dy javët e para të muajit shkurt Afati i provimeve përfundimtare (janar/shkurt)  
Java e parë dhe e dytë e muajit shkurt Regjistrimi i semestrit veror Afati për regjistrim të semestrit hapet vetëm një herë
15 shkurt Dita e Universitetit Organizim nga UP-ja
Java e dytë e muajit shkurt Promovimi i doktorëve të shkencës Organizim nga KQSD-ja
Java e parë e muajit mars Aplikimi në SEMS, fillimi i procesit të rizgjedhjes dhe avancimit të personelit akademik Procesi i rizgjedhjes dhe avancimit menaxhohet në nivel të njësisë akademike, pa pasur nevojë për konkurs publik
Gjatë muajit mars Shpallja e konkurseve për mësimdhënës dhe asistentë të angazhuar (adjunct) për vitin/et vijues/e Shembull: Programeve të cilave u skadon akreditimi në shtator të vitit 2027, aplikojnë në prill të vitit 2026
Më së voni deri më 1 prill Dorëzimi i aplikacioneve dhe dokumentacionit përkatës për akreditim dhe riakreditim Shembull: Programeve të cilave u skadon akreditimi në shtator të vitit 2027, aplikojnë në prill të vitit 2026.
Java e parë e muajit prill Shpallja e konkursit për studime të doktoratës Konkursi i studimeve të doktoratës qëndron i hapur deri në fund të muajit maj
Java e fundit e muajit qershor Miratimi dhe shpallja e konkursit për studime BA Afati i parë i pranimit të studentëve të nivelit BA fillon me shpalljen e konkursit në fund të muajit qershor dhe përfundon sipas dinamikës së paraparë në konkurs
Java e parë e muajit korrik Miratimi dhe shpallja e konkursit për studime MA Afati i parë i pranimit të studentëve të nivelit MA fillon me shpalljen e konkursit në fund të muajit qershor dhe përfundon sipas dinamikës së paraparë në konkurs
Muaji qershor Afati i provimeve përfundimtare (qershor) Sipas mundësive të NJA-ve, java e parë e muajit qershor të mos ketë provime të planifikuara Provimet e vitit të fundit të studimeve DUHET të planifikohen në fillim të afatit të provimeve
Muaji qershor Miratimi i propozimeve të NJA-ve për profesorët vizitorë për vitin akademik të radhës Propozimet e NJA-ve
Java e parë e muajit qershor
Java e dytë e janarit
Dorëzimi i pasqyrave të angazhimit të personelit akademik
Rishikim i pasqyrave (nëse ka ndryshime)
ZÇA - përgatitja e kontratave
Tre javët e para të muajit korrik Deklarimi i personelit akademik në e-akreditimi https://e-akreditimi.rks-gov.net/
Java e parë e muajit qershor Organizimi i provimit pranues për studimet e doktoratës  
Java e dytë e muajit korrik Organizimi i provimit pranues për studimet BA dhe MA Që të lejohet hapësirë për përgatitjet e duhura, NjA ndahen në tri grupe për nivelin BA dhe bëhen kombinime me provimin në nivelin MA Nëse për studimet BA provimi pranues mbahet më 8, 9, 10 atëherë për studimet MA ai mbahet më 11 dhe/ose 12
Java e tretë e muajit korrik Shpallja e rezultateve (preliminare dhe përfundimtare) për studimet BA, MA dhe PhD  
Deri më 14 shtator Regjistrimi i studentëve të rinj të pranuar në programet BA, MA dhe doktoraturë Administrata Qendrore
Java e dytë dhe e tretë e korrikut Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës (PISU) Thirrja për aplikime për profesorët (Java e dytë e shtatorit)
Thirrja për studentët (Java e dytë e dhjetorit)
Java e fundit e korrikut si dhe java e parë dhe e dytë e muajit gusht Pushim kolektiv (VETËM) për personelin akademik  
Java e tretë e muajit gusht Shpallja e konkurseve plotësuese për studimet BA, MA, eventualisht edhe PhD  
Java e fundit e muajit gusht dhe dy javët e para të shtatorit Afati i provimeve përfundimtare (shtator) Përjashtimisht NjA me numër të madh të studentëve mund të mbajnë provime edhe në javën e tretë të muajit shtator
Deri më 30 shtator Regjistrimi i semestrit dimëror për studentët aktualë Afati për regjistrim të semestrit hapet vetëm një herë
Java e parë e muajit shtator Eventualisht organizimi i provimeve plotësuese pranuese për BA, MA,dhe PhD Afati plotësues.
Java e parë e muajit shtator Deklarimi i personelit akademik për angazhimin brenda dhe jashtë UP  
15 shtator Fillimi i vitit të ri akademik  
1 tetor Dita e Studentëve Ndarja e çmimeve: Studenti i dalluar; Alumni Nderi etj.
Java e parë e muajit tetor Aplikimi në SEMS, fillimi i procesit të rizgjedhjes dhe avancimit të personelit akademik Procesi i rizgjedhjes dhe avancimit menaxhohet në nivel të njësisë akademike, pa pasur nevojë për konkurs publik
Java e parë e muajit janar Pushim kolektiv (VETËM) për personelin akademik  
Java e fundit e muajit janar Raportimi vjetor i njësive akademike Të gjitha NjA duhet të përdorin formatin standard të raportimit

*Vërejtje: Ky orar mund të pësojë ndryshime, duke përfshirë shtimin ose largimin e aktiviteteve, në varësi të nevojave dhe kërkesave të kohës.

Publikuar: