Me koncert studentët e Fakultetit të Arteve shënojnë themelimin e 50 vjetorit të UP-së
Studentët e Departamentit të Muzikës dhe Fakultetit të Arteve, kanë mbajtur koncert festiv kështu duke festuar 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, aktivitet i cili u realizua në ditën e parë të “Javës së Universitetit”.
E që kjo javë filloi më aktivitetet e studentëve, rektori i UP-së prof. dr. Marjan Dema tha se nuk ka ndodhur rastësisht.
“Ky është aktiviteti i dytë i studentëve, aktivitet ne ditën që po shënon nisjen e Javës së Universitetit dhe kjo nuk është bërë rastësisht. Me kete koncert, dëshirojmë te përçojmë festen tek te gjithë ju ne kete jubile te rëndësishëm per vendin”, tha rektori Dema.
Njëra ndër pianistet e ardhshme, Mesila Ibrahimi, tha se ka qenë nder dhe kënaqësi që luaj në këtë ceremoni.
“Ky është një koncert që e kemi organizuar për nder të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës. Është një ndjenjë shumë e mirë të performosh në këtë koncert në nder të 50-vjetorit, po gjithashtu është edhe një përgjegjësi mjaft e madhe”, tha Melisa, studente e UP-se.
Java e Universitetit nisi dje dhe do të zgjas deri më 15 shkurt 2020, ditë e cila shënon zyrtarisht themelimin e Universitetit të Prishtinës.