Fillon punimet simpoziumi “Zgjerimi i hulumtimit tëedukimit në Fakultetin e Edukimit të Universitetit tëPrishtinës”
Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në partneritet me Programin për LidershipTransformues – Bursat dhe Partneritetet, si dhe Universitetin e Indianës është organizator i simpoziumit shkencor veror “Zgjerimi i hulumtimit të Edukimit në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës”.
Ishte i pari i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Marjan Dema ai që iu drejtua të pranishmëve me fjalë përshëndetëse. Duke e shpallur të hapur Simpoziumin, ai vlerësoi lartë punën që kjo njësi akademike e Universitetit të Prishtinës po bënë. Rektori Dema shprehu falënderimet e tij edhe për partnerët që e kanëmundësuar realizimin e këtij Simpoziumi, si dhe i siguroi tëpranishmit në angazhimin e tij dhe të menaxhmetit të UP-sënë krijimin e kushteve më të mira në aspektin e realizimit tëhulumtimeve.
Dekani i Fakultetit të Edukimit në UP, z. Ethem Ceku foli përpunën që po bëhet në këtë njësi akademike, duke thënë qëndjehet krenar për stafin e këtij Fakulteti. Dekani Cekufalënderoi Rektoratin për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Fakultetit te Edukimit, si dhe partnerët për bashkëpunimin.
Të pranishmeve iu drejtua edhe Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike në USAID, z. Brian Martalus, i cili falënderoi dekanin e Fakultetit të Edukimin për faktin që ka krijuar mundësinë e mbajtjes se një Simpoziumi të tillë, ku ka bashkuar në një vend një numër të madh të profesorëve në njëvend. Fillimin e punimeve të këtij Simpoziumi e përshëndeti edhe Dr. Terrece C. Mason, dekan i Degës së Edukimit nëUniversitetin e Indianës, i cili përmes një videoregjistrimi u uroi punë të mbarë dhe fat pjesëmarrësve në këtë simpozium.
Qëllimi i këtij simpoziumi shkencor veror është të bëjë bashkëFakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës dhe mysafiret e ftuar, për të shqyrtuar, bashkërenduar dhe lehtësuar implementimin e vazhdueshëm të Strategjisë sëHulumtimeve të Fakultetit të Edukimit (2016 – 2021). Simpoziumi, i cili i filloi punimet sot, do të jetë i hapur deri me 9 qershor 2017.