Departamenti i Gazetarisë bëhet me laborator të medias

Administrator Administrator 5 July 2019 Archived

Studentët e Departamentit të Gazetarisë të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tashmë kanë edhe një hapësirë, ku mund ta praktikojnë profesionin e tyre, kjo falë laboratorit të përuruar sot.

Në laboratorin “MediaLab” studentët do të kryejnë xhirimet, incizimet, montazhin dhe
regjinë televizive, në kuadër të disa lëndëve të këtij programi studimor.
Për përurimin e këtij laboratori u shpreh i kënaqur edhe i pari i universitetit, prof. dr. Marjan
Dema.
“Prania e këtij laboratori ia shton edhe më tepër vlerën Departamentit të Gazetarisë, që është
njëri ndër departamentet, i cili, me matje të ndryshme, është vlerësuar si departamenti me
shkallën më të lartë të punësueshmërisë së studentëve tanë, pas përfundimit të studimeve të
tyre”
, tha Dema.
Njëri ndër iniciatorët e këtij projekti, ligjëruesi Alban Zeneli, ndjehet i lumtur që ky përurim
po bëhet në kohën kur UP-ja ka shpallur konkursin për studentët e rinj.
“Jam i kënaqur që këtë hapje solemne po e bëjmë në kohën kur po presim studentë të rinj dhe
me këto pajisje, të cilat i kemi në dispozicion, puna praktike e studentëve tanë do të jetë në
nivel më të lartë”,
tha Zeneli.
Ndërsa, përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, z. Raymond Welch, tha se është i
lumtur që ambasada e vendit të tij e ka financuar këtë projekt.
Të pranishmëve në këtë ceremoni iu drejtuan dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Lindita
Sejdiu – Rugova, dhe profesoresha e Departamentit të Gazetarisë, dr. phil. Remzie Shahini –
Hoxhaj, te cilat u shprehën të lumtura për përurimin e MediaLab-it.
Ndërtimi i laboratorit të medias është bërë i mundur falë një donacioni të ndarë nga
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë si dhe një investimi që ka bërë
Universiteti i Prishtinës.