Zhvillohen me sukses dhe përfundojnë pa probleme zgjedhjet studentore në UP
Zgjedhjet për Parlamentin dhe këshillat studentorë të organizuara online nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të UP-së nëpërmjet platformës E-Votimi, u zhvilluan dhe përfunduan me shumë suskes dhe pa ndonjë ankesë ose problem.
Në zgjedhje morën pjesë katër organizata studentore me 52 kandidatë për Parlamentin Studentor, ndërsa 556 studentë ishin pjesë e listave për këshillat studentorë të 14 njësive akademike.
Sipas KQZ-së së Universitetit të Prishtinës, deri në orën 18:00 kur përfunduan zgjedhjet, votuan 11 mijë e 268 studentë ose 49,65 për qind e studentëve me të drejtë vote.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore mund t’i shikoni në vegëzën në vijim:
Rezultatet për Parlamentin Studentor dhe këshillat studentorë tëfakulteteve
Këto janë zgjedhjet e katërta studentore të zhvilluara në vitet 2020-2026.