Webinar nga Elsevier për Universitetin e Prishtinës
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka vazhduar kontratën e anëtarësisë në Elsevier, e cila u mundëson stafit akademik dhe studentëve të UP-së qasje në bazat e të dhënave dhe shërbimet e tjera lehtësuese në kërkimin shkencor.
Në frymën e këtij bashkëpunimi, më 25 korrik 2018, Elsevier ka organizuar një webinar për Universitetin e Prishtinës. Me këtë rast, stafi i UP-së ka pasur mundësi ta kuptojë më mirë rëndësinë e anëtarësisë në Elsevier, përkatësisht ka mësuar me tepër lidhur me përfitimet e anëtarësisë, mënyrat e qasjes dhe menyrat kërkimit në platformat e ndryshme të saj.
Webinari mund të shikohet në çdo kohë në vegzën në vijim: https://www.brighttalk.com/webcast/10439/330963
E gjitha çka duhet bërë që webinari i dedikuar të bëhet i qasshëm është regjistrimi me kredencialet si staf apo student i Universitetit të Prishtinës. Përndryshe, qasja në Elsevier u mundësohet të gjithë profesorëve, asistentëve dhe studentëve që përdorin e-mailin zyrtar të UP-së. Për mënyrën e qasjes institucionale duhet të ndiqen udhëzimet që i ofron Elsevier-i.