Vizitë studimore në ‘’Universitetin e Frajburgut - Albert Ludwigs’’ në Gjermani

Administrator Administrator 11 korrik 2017 Arkivuar

Në kuadër të projektit ‘’DEKOS-IT: Dialogu Universitar dhe bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve të TI-së’’ (ang. ‘’University dialogue and cooperation between Germany and Kosovo in IT capacity building’’) të cilin e udhëheq prof. Lule Ahmedi nga Universiteti i Prishtinës, një grup prej 11 studentëve, nga të cilët 3 studentë të doktoratës, 5 studentë të nivelit Master dhe 3 studentë të nivelit Bachelor, patën rastin të ishin pjesë e një vizite studimore në…

Gjatë vizitës, grupi i studentëve nga Kosova, patën mundësinë të ndjekin ligjëratat, takohen dhe të bisedojnë për bashkëpunimet e tjera shkencore që do të pasojnë në vazhdim të projektit me grupin e hulumtuesve shkencorë dhe studentëve të Doktoratës nga ekipi i prof. Georg Lausen, njëkohësisht udhëheqësit të projektit nga ‘’Universiteti i Frajburgut - Albert Ludwigs’’. Vlen të theksohet mikëpritja e ngrohtë dhe gatishmëria e stafit nga ‘’Universiteti i Frajburgut’’ për bashkëpunimet e ardhshme shkencore dhe ngritjen e kapaciteteve akademike në fushën e TI-së në Kosovë.

Përveç aktiviteteve akademike, ishin organizuar edhe vizita të tjera, si ajo në Institutin Fraunhofer, kompaninë softuerike Telocate GmbH, shëtitje në St . Ottilien (rekreacion natyror), muzeun e Universitetit, qytetin e Frajburgut si dhe qytetin e Strasburg-ut në Francë.

Studentët që morrën pjesë në këtë vizitë studimore janë: Eliot Bytyçi, Korab Rrmoku, Artan Mazrekaj, Arbër Berisha, Gresa Halimi, Fisnik Alidemi, Blerta Likaj, Vigan Abdurrahmani, Vigan Maxherra, Gresa Shala, and Rinor Haziri. Projekti DEKOS-IT përfshirë dhe këtë vizitë mbështeten nga programi “Dialogu Lindje-Perëndim: Dialogu universitar me shtetet e Ballkanit perëndimor” i DAAD-së.