Vizitë nga profesorë dhe studentë nga Universiteti i Dortmundit, Fakulteti i Arkitekturës

Administrator Administrator 14 maj 2019 Arkivuar

Dje, më 13 maj, në Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, kishim për vizitë profesorët Reinhild Schultz-Fölsing dhe Jürgen Juretko, së bashku me një grup studentësh nga Universiteti i Dortmundit – Departamenti i Arkitekturës.

Vizita kishte për qëllim takimin me profesorë dhe studentë vendorë dhe ndërkombëtarë, si mundësi për të thelluar bashkëpunimin në mes dy universiteteve përmes programit Erasmus.

Studentët ndërkombëtarë ishin shumë të interesuar lidhur me zhvillimin e studimeve në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin e Arkitekturës. Ata gjithashtu ishin shumë të impresionuar nga arkitektura e shumë ndërtesave në Prishtinë, veçanërisht me arkitekturën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me ç’rast e shfrytëzuan mundësinë për ta vizituar kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Studentët nga Universiteti i Dortmundit shfaqën interesim të madh për të vizituar disa nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës, për të parë nga afër hapësirat, në të cilat studiojnë studentët e Universitetit të Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite, studentët e Universitetit të Prishtinës patën mundësinë që të takohen me studentë ndërkombëtarë, si një mundësi jashtëzakonisht e mirë për të shkëmbyer përvojat dhe njohuritë në mes vete, duke ndikuar në ngritjen e kapaciteteve si dhe mundësinë që të rriten ende më shumë shkëmbimet semestrale të studentëve mes këtyre dy universiteteve.