Vijon mbajtja e provimeve pranuese për studentë të rinj në UP
Sot ka vijuar mbajtja e provimeve pranuese në njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina". Kandidatët për studentë në Fakultetin Filozofik, të Filologjisë, të Edukimit Fizik dhe Sportit, të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, të Edukimit, në atë Ekonomik, të Arteve dhe atë të Bujqësisë dhe Veterinarisë iu nënshtruan sot provimeve pranuese për t’u bërë pjesë e UP-së në studimet themelore.
Njësitë akademike, ku po mbahen provimet pranuese, edhe sot, i vizitoi rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti. Ai iu uroi shumë suksese kandidatëve dhe u kujdes që procesi i organizimit të provimit pranues të vijojë sipas planifikimeve.
Provimet pranuese do të vazhdojnë edhe nesër, në njësitë e tjera akademike: Mjekësi, Arte dhe në programet Gjeografi dhe Fizikë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore. Provimet do të nisin në orën 09:00.
Shumë suksese kandidatëve!
#bëhuUP