Venture UP, trampolina e studentëve drejt inovacionit dhe ndermarrësisë

Administrator Administrator 25 gusht 2019 Arkivuar

Mbi 900 studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë pasur rastin të certifikohen nga trajnimet, të bëjnë punë vullnetare dhe të inspirohen nga fjalimet motivuese të ndërmarrësve të suksesshëm, përmes Qendrës së Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në UP, Venture UP.

Sipas zyrtarëve të kësaj qendre, vetëm gjatë këtij viti, Venture UP, ka realizuar mbi 30 aktivitete, përshirë këtu edhe diskutimimet me ndërmarrës të suksesshëm.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve, ashtu si edhe i vetë Venture UP-it, është të qëndrojë pranë studentëve dhe t’u ndihmojë atyre që të bëhen ndërmarrës të suksesshëm në karrierën e tyre.

E me punën që bëjnë, ata thonë se janë të kënaqur, duke konsideruar njëherësh këtë qendër si trampolinë drejt karrierës të ndermarrësisë së studentëve të UP-së.

Që nga viti 2007, vit që shënon themelimin e qendrës, Venture UP ofron këshillim për biznese, hapësirë punuese, mentorim, rrjetëzim, qasje në burime, qasje në fonde, si dhe shërbime të tjera, siç është prona intelektuale. Kjo qendër është shëndrruar në hapësirën më atraktive për studentët aktual, si dhe është në dispozicion të orientimit të studentëve të rinj të cilët do t’i bashkangjiten UP-së në tetor.