Vdiq profesori Hilmi Cena — UP-ja ngushëllon të pikëlluarit

Vdiq profesori Hilmi Cena — UP-ja ngushëllon të pikëlluarit

Administrator Administrator 14 janar 2026

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu me rastin e vdekjes së profesorit Hilmi Cena ngushëllon të gjithë studentët, profesorët, familjen, miqtë, të pikëlluarit dhe sidomos kolegët e profesorit të ndjerë.

Profesori Cena, dekada të tëra të jetës së tij me përkushtim profesional e njerëzor ia kushtoi zhvillimit të vazhdueshëm institucional të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, avancimit të mësimdhënies e kërkimit shkencor dhe edukimit e aftësimit të brezave të rinj të studentëve, hulumtuesve e profesionistëve të këtyre fushave.

Ai do të mbahet mend për njerëzinë dhe mirësinë që i karakterizon ata që japin gjithçka nga vetja për të mirën e përgjithshme.

Për nder të jetës dhe veprës së profesorit Hilmi Cena, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë do të organizojë tubim përkujtimor të hënën, më 19 janar, në sallën „Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë, me fillim në orën 11:00.