Urimi i Rektorit për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Urimi i Rektorit për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Blerta Dibrani 17 shkurt 2022 Arkivuar

Me rastin e 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti ua uron këtë festë shtetërore të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Urimi:

Kosova dhe populli saj ndër vite kanë përjetuar ngjarje e zhvillime të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e bujshme të saj. 17 shkurti i vitit 2008, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, paraqet padyshim ngjarjen kulmore të kurorëzimit të sakrificave dhe kontributit të shumë gjeneratave për liri, pavarësi dhe shtet me demokraci të konsoliduar.

Le ta gëzojmë dhe festojmë me krenari 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës!

I juaji,
Prof. dr. Naser Sahiti