UP nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Alumni UP
Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UP-së dhe Alumnit të Universitetit të Prishtinës (AUP), me anë të së cilit synohet mbështetja e studentëve dhe stafit për zhvillim profesional dhe përmirësimin të jetës në kampusin e UP-së.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema u shpreh shumë i lumtur për nënshkrimin e këtij Memorandumi, teksa theksoi që këto bashkëpunime janë dobiprurëse si për stafin ashtu edhe për studentët e diplomuar.
E lumtur me formalizimin e këtij bashkëpunimi u shpreh edhe drejtoresha ekzekutive e AUP-së, znj. Gjylbehare Llapi.
Gjatë këtij takim, të dyja palët shprehën mirënjohjen për z. Carl Hammerdorfer, shefin e Programit të Lidershipit Transformues – Bursave dhe Partneriteteve për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti.
Me anë të këtij Memorandumi të nënshkruar në Rektoratin e UP-së, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Rrjetit Alumni janë pajtuar që të bashkëpunojnë në një përpjekje të përbashkët për funksionimin sa më të mirë të AUP-së.
