UP nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Administrator Administrator 27 qershor 2018 Arkivuar

Dje në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është nënshkruar memorandum i bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetje të organizimit të edicionit të 18-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ky memorandum ka për qëllim të mbështet Universitetin e Prishtinës në organizimin e Universitetit Veror Ndërkombëtar, edicion i cili do të mbahet nga data 09 korrik deri me 20 korrik 2018.

Nënshkrimi i këtij memorandumi u mirëprit nga rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema. Rektori Dema theksoi që këto bashkëpunime janë të mirëseardhura sepse ndihmojnë në realizimin më të mirë të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili është organizimi më i madh me studentë pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Në anën tjetër, Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se UP-ja duke qenë një vatër e dijes meriton gjithmonë përkrahje në misionin e saj që kuadrot të dalin sa më të përgatitura, por edhe të kenë mundësi të përjetojnë përvoja të reja, siç është ajo e Universitetit Veror Ndërkombëtar.